Fushë Kosova nis vendosjen e rrethojave mbrojtëse në magjistralen M9

Fushë KosovëPostuar: 11:16 / 06.02.2019

Komuna e Fushë-Kosovës njofton qytetarët se ka filluar të realizohet projekti për vendosjen e rrethojave mbrojtëse në rrugën magjistrale M9, përkatësisht në rrugën e Pejës, duke filluar nga semaforët afër tregut deri tek rreth-rrotullimi në Fushë-Kosovë.

Kjo është vetëm faza e parë e realizimit të këtij projekti dhe sapo të merret leja nga Ministria e Infrastrukturës do të vazhdohet me rrethojën mbrojtëse edhe në drejtim të Prishtinës.

Vendosja e rrethojave mbrojtëse bëhet me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të ofrohet më shumë siguri për qytetarët, të cilët frekuentojnë në këtë rrugë. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...