Fushë-Kosovë, nxënësit i nënshtrohen testit PISA

Fushë KosovëPostuar: 10:36 / 23.04.2018

Në Komunën e Fushë-Kosovës sot ka filluar procesi i vlerësimit ndërkombëtar PISA-2018, proces i cili do të zhvillohet edhe më datat 24, 25 dhe 26 prill.

Sipas Koordinatores së Komunës për Testin PISA – 2018, Elmie Graiçevci-Zymberi, Drejtoria e Arsimit, në koordinim me drejtuesit, koordinatorët dhe mësimdhënësit e shkollave, në funksion të një procesi të suksesshëm, i është qasur me seriozitet dhe profesionalizëm këtij testimi, duke realizuar të gjitha përgatitjet e duhura me kohë, sipas kërkesave dhe standardeve të kërkuara.

"Këtij procesi të vlerësimit do t’i nënshtrohen nxënësit e lindur në vitin 2002 të tri shkollave fillore të mesme të ulëta dhe dy shkollave të mesme të larta". /InfoKomuna/