Grabitje e armatosur në një pikë karburantesh në Fushë-Kosovë, vidhen 1 mijë euro

Fushë KosovëPostuar: 17:06 / 22.11.2017

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, dy persona, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash në një pikë karburantesh në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës. Njëri nga punëtorët e pikës ka pësuar lëndime trupore

Lajmin për Express e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

Gazeta Express mëson se të dyshuarit vodhën 1 mijë euro.

“Më 22.11 rreth orës 04:30 ka ndodhur rasti. Dyshohet dy persona të maskuar, duke kërcënuar me armë të kenë grabitur një shumë të parave nga punonjësit e pikës së karburantit. Një nga viktimat ka marrë lëndime të lehta, por jo nga arma e zjarrit. I është ofruar ndihma mjekësore”, tha Borovci për Gazetën Express.

Policia ka filluar një hetim lidhur me rastin.