Grinden për shkak të tokës, dy të arrestuar në Fushë Kosovë

Fushë KosovëPostuar: 11:50 / 29.08.2017

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë të cilët kanë kërcënuar njëri tjetrin.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një prone, kanë kërcënuar njëri tjetrin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.