Helmohen katër persona në një hekurishte në Fushë-Kosovë

Fushë KosovëPostuar: 10:51 / 07.03.2018

Katër persona janë helmuar në Fushë Kosovë derisa ishin duke punuar në një hekurishte, derisa helmimi ka ardh si pasojë e rrjedhës se klorit nga disa boca.

Viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim derisa në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorët sanitarë.

"Fushë Kosovë 06.3.2018 – 10:35. Raportohet se katër viktimat meshkuj K-Shqiptarë përderisa ishin duke punuar në një hekurishte janë helmuar nga klori i cili kishte rrjedhur nga disa boca të cilat i kishin blerë nga Ujësjellësi. Viktimat janë dërguar në QKUK, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorët sanitarë dhe ata komunalë", thuhet në njoftimin e Policisë. /InfoKomuna/