Kandidati i PDK-së në Fushë Kosovë premton 2,800 vende pune

Fushë KosovëPostuar: 13:12 / 10.10.2017

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Zogjani u zotua se vetëm me një projekt do të arrijë që ti punësojë 2800 qytetarë të Komunës së Fushë Kosovës.

Ai në emisionin “Tribunë Zgjedhore” kritikoi qeverisjen e kryetarit aktual Burim Berishës, duke shtuar se nëse zgjidhet në krye të kësaj komune, do të hap shkolla të reja e jo të mbyllë sic ka bërë Berisha.

Kultura, arsimi, shëndetësia dhe rregullimi i infrastrukturës ishin zotimet e Zogjanit, duke thënë se do të punojë për të mirën e qytetarëve të Fushë Kosovës.

Gjithashtu ai u zotua se do ta funksionalizojë Teatrin e qytetit, ku kritikoi qeverisjen e LDK-së për mungesë të investimeve në sektorin e kulturës.

Ai kritikoi qeverisjen e kaluar për mungesë të vizionit të investimeve dhe menaxhimit të parasë, ku sic tha ai ka pasur deficit të madh buxhetor.

Zogjani lavdëroi punën e qeverisjes qendrore, në kohën kur në krye të saj ka qenë ish-kryeministri Hashim Thaci, ku tha se gjatë asaj kohe ishin investuat miliona euro në Komunën e Fushë Kosovës.

Në fund Zogjani premtoi se nëse zgjidhet në krye të kësaj komune, do t’i ndalojë ndërtimet pa leje.