Kontesti pronësor lë në gjysmë objektin e shkollës “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë

Fushë KosovëPostuar: 11:02 / 03.04.2018

Punimet në objektin e ri të shkollës “Mihal Grameno” në “Kompleksin 300”, në lagjen “Dardania” të Fushë-Kosovës ka kohë që janë ndërprerë.

Burime të KD-së kanë thënë se kontesti pronësor për atë hapësirë ku ka filluar ndërtimi është arsyeja e ndërprerjes së punëve, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndërkohë, vetë drejtori i kësaj shkolle, Ismet Gashi, ka thënë të mos e dijë nëse ka dalë ndonjë problem për atë objekt.

Drejtori Gashi ka thënë se aktualisht në “Mihal Grameno” mësojnë 2.463 nxënës në tri ndërrime. Mësimi fillon në orën 07:30 dhe përfundon në 19:00. Por është menduar që si “zgjidhje tjetër” të mësohet me katër ndërrime.