Monitoruesit e BE-së në Fushë-Kosovës, interesohen për zgjedhjet lokale

Fushë KosovëPostuar: 16:01 / 26.09.2017

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovë, Burim Berisha priti në takim monitoruesit e BE-së. Ata u njoftuan për rrjedhat e përgjithshme në Komunën e Fushë-Kosovës.

Monitoruesit e BE-së shprehën interesim për procesin zgjedhor, mbarëvajtjen, përfaqësimin e komuniteteve si dhe për zhvillimet tjera të rëndësishme që kanë të bëjnë kryesisht me zgjedhjet lokale. /InfoKomuna/