Pëlcet një gyp në Fushë-Kosovë, mbetet pa ujë një pjesë e saj

Fushë KosovëPostuar: 15:21 / 09.05.2020

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" ka bërë të ditur se për shkak të pëlcitjes së një gypi në Fushë Kosovë, sot do të këtë ndërprerje të ujit të pijshëm, nga shkolla “Mihail Grameno" deri te stacioni i trenave (vetëm ana e majtë) drejtimi Prishtinë - Fushë Kosovë si dhe fshati Uglar.

Në njoftimin e KRUP thuhet se ndërprerja e furnizimit do të zgjasë nga ora 11:30 - 15:30, deri në sanimin e defektit.

“Ju njoftojmë se, për shkak të pëlcitjes së gypit të ujit me diametër fi 200 mm në rrugën 'Nënë Tereza' në Fushë-Kosovë, kemi qenë të detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm për zonat në vijim duke filluar nga ora 11:30- 15:30, deri në sanimin e defektit. Pa ujë janë të gjitha objektet nga shkolla 'Mihal Grameno' deri te stacioni i trenave (vetëm ana e majtë) drejtimi Prishtinë- Fushë Kosovë si dhe fshati Uglar”, thuhet në njoftim.