Përmbytje në Fushë Kosovë, veturat mbulohen nga uji në një lagje

Fushë KosovëPostuar: 11:50 / 11.01.2021

Në lagjen Dardania në Fushë Kosovë, shiu që ka rënë dje dhe gjatë natës ka shkaktuar mjaft dëme.

Shiu i rrëmbyeshëm që ka rënë gjatë së dielës dhe gjatë tërë natës e deri mëngjesi e sotëm, ka bërë që në një pjesë në lagjen Dardania të Fushë Kosovës, të përmbytet nga uji.

Shihet se veturat janë mbuluar pothuajse tërësisht nga uji në këtë lagje përkatësisht në kompleksin banesor “Britania Homes”.

Përveç veturave të qytetarëve aty e parkuar shihet edhe një veturë e Policisë së Kosovës e cila është mbuluar me ujë.

Ende nuk dihet se sa janë dëmet që janë shkaktuar, por lajmi.net gjatë ditës do të kontaktojë me përfaqësuesit e Komunës së Fushë Kosovës për të mësuar më shumë detaje. /Lajmi.net/

GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.