"Projekti me 'Caritasin' pa asnjë raport paraprak"

Fushë KosovëPostuar: 10:38 / 31.01.2018

Këshilltarët e partive opozitare kanë drejtuar një varg vërejtjesh ndaj pushtetit të Komunës së Fushë-Kosovës për ndarjen e 250 mijë eurove një organizate joqeveritare.

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal është miratuar propozimi për vazhdimin e projektit të bashkëfinancimit me “Caritas Kosova” edhe për vitin 2018.

Komuna e Fushë-Kosovës që udhëhiqet nga LDK-ja këtë projekt e kishte nisur para katër vjetësh. Për çdo vit komunarët i kanë ndarë nga 200-250 mijë euro. Ndërsa vetëm 10 për qind ka participuar “Caritas Kosova”, shkruan sot Koha Ditore.

Qëllimi ka qenë ofrimi i shërbimeve shëndetësore. Në bazë të këtij projekti ishin punësuar punëtorë shëndetësorë.

Por, komunarët e Fushë-Kosovës nëpërmjet këtij projekti që ka për qëllim ofrimin e shërbimeve shëndetësore do të paguajnë edhe mësimdhënës, punëtorë në administratë e në mirëmbajtje të mjedisit.

/InfoKomuna/

PejëKomente: 0 Rreth 90% e fermerëve në Pejë mbesin pa subvencione 12:20 / 20.02.2018 Komuna e Pejëska shprehur shqetësimin lidhur me aplikimin e fermerëve për subvencione, duke thënë se rreth 90% e aplikuesve nuk i kanë respektuar kriteret themelore për të aplikuar për subvencione, shkruan InfoKomuna.