Rezoluta e Iniciativës Qytetare për trafikun në Fushë-Kosovë do të diskutohet në Kuvend

Fushë KosovëPostuar: 14:07 / 24.01.2019

Komunarët e Fushë-Kosovës kanë thënë se propozimrezoluta e Iniciativës Qytetare që ka për qëllim përmirësimin e gjendjes së trafikut në këtë komunë do të procedohet shpejt në agjendën e Kuvendit.

Zyrtarët komunalë e kanë pranuar se gjendja në trafikun e Fushë-Kosovës është e rëndë, por fajin për këtë e kanë hedhur për shkak të kalimit të rrugës M9 nëpër Fushë-Kosovë. Sipas zëdhënësit Ali Topalli, brenda 24 orëve në Fushë-Kosovë qarkullojnë më shumë se 40 mijë automjete.

“Propozimrezoluta është në shërbimet e Kuvendit dhe Zyrën ligjore. Presim shpejt të procesohet”, është shprehur Ali Topalli.

“Gjendja në trafik është e vërtetë së është e rënduar, sepse kalon rruga M9 dhe, sipas statistikave brenda 24 orëve qarkullojnë mbi 40 mijë automjete”.