Sulmojnë zyrtarët policorë në kryerje të detyrës, arrestohen dy persona

Fushë KosovëPostuar: 10:55 / 09.10.2018

Policia ka njoftuar se ka arrestuar në Fushë Kosovë dy të dyshuar për shkak se kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.

Sipas raportit të Policisë, gjatë arrestimit një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe i është dashur të pranojë tretman mjekësor.

Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.