VV-ja e akuzon kreun komunal për shpenzime të tepërta

Fushë KosovëPostuar: 13:44 / 04.04.2018

Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Fushë-Kosovë kanë pasur vërejtje për shpenzimet e Zyrës së kryetarit të kësaj komune, Burim Berisha, dhe disa drejtori të këtij Ekzekutivi. 173 mijë euro të shpenzuara nga kjo zyrë gjatë vitit të kaluar për VV-në kanë qenë të papranueshme.

Këto vërejtje i ka bërë këshilltari i LVV-së, Durim Hajra, kur po diskutohej për raportin financiar 2017 të Komunës së Fushë-Kosovës. Ka thënë se këto janë shpenzime luksi.

“Vërejtjet tona për këtë raport janë kryesisht në pjesën e shpenzimeve te Zyra e kryetarit, jo se ky raport është në rregull në pjesën tjetër, mirëpo për shkak të kohës së shkurtër që kemi pasur për ta analizuar. Në Raportin e shpenzimeve për vitin 2017 shohim këtë ndarjen sipas programeve, Administrata 3.868.459,49€, Arsimi 3.422.488,03€, Shëndetësia 1.215.176,11€ dhe Zyra e Komuniteteve 33.563,45€”, ka thënë Durim Hajra.