243 mijë euro investime në projekte të ndryshme në Gjakovë

GjakovëPostuar: 09:53 / 21.09.2017

Është bërë inaugurimi i projekteve të përbashkëta me Komunën e Gjakovës, përfshirë ndërtimi e shtigjeve për këmbësorë në parkun e qytetit, rregullimin e hapësirave publike në rrugën "Beqir Kastrati", ndriçimin publik në rrugën "Besim Bistrazhini", rregullimin e fontanës në qendër të qytetit dhe asfaltimin e rrugës "Muharrem Domi".

Vlera totale e këtyre projekteve ishtë 243,675.63 Euro, nga e cila vlerë kontributi nga SDC/DEMOS ishte 170,572.95 Euro, me bashkëfinancim nga komuna e Gjakovës në vlerë prej 73,102.68 Euro.