Aksident në Gjakovë, vdesin dy persona

GjakovëPostuar: 11:57 / 19.01.2021

Një aksident i rëndë trafiku në fshatin Ponoshec të Gjakovës ka lënë të vdekur dy persona.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur të hënën rreth orës 18:00, ku vozitësi i veturës me targa të Shqipërisë ka humbur kontrollin duke dalë në shirin tjetër të rrugës dhe ka goditur një veturë tjetër.

"Pasagjeri i tretë ka pësuar lëndime serioze ndërsa vozitësi i veturës ka pësuar lëndime të lehta trupore. Në vendngjarje ka dalë dhe kryeprokurori. Vazhdon shikimi i vendimit të ngjarjes", thuhet në njoftimin policor./Koha.net/