Brigdës së Zjarrfikësve në Gjakovë i shtohet një kamion për fikjen e zjarrit

GjakovëPostuar: 18:14 / 07.09.2017

Brigada e Zjarrfikësve në komunën e Gjakovës, sot është bërë me një kamion modern për fikjen e zjarrit.

Kjo makinë tejet e nevojshme për zjarrfikësit gjakovarë ka ardhur si donacion nga zjarrfikësit e qytetit Limburg të Holandës, ndërsa ndërmjetësues i këtij donacioni është ish - polici holandez i EULEX-it Wim Beeren i cili vite më parë ka shërbyer në komunën e Gjakovës.

Në ceremoninë e pranim – dorëzimit të këtij automjeti që është bërë sot në ambientet e Brigadës së Zjarrfikëseve, ka marrë pjesë edhe nënkryetari i komunës së Gjakovës Armend Vokshi si dhe ambasadorja e Holandës në Kosovës Gerrie Willems, të cilët e vlerësuan lartë kontributin që zjarrfikësit holandez por edhe ish – polici Wim Beeren dhe kolegët e tij e kanë dhënë për sigurimin dhe transportimin e këtij mjeti.

Nënkryetari Vokshi ka uruar që ky mjet të ju shërbejë në maksimum zjarrfikësve gjakovarë, ndërsa në shenjë falënderimi ka ndarë mirënjohje për ish – policin Wim Beeren dhe pesë kolegët e tij që kanë ardhur në Gjakovë për ta sjellë automjetin zjarrfikës.
/InfoKomuna/

Komente: 0 KQZ: Kemi probleme teknike me procesim të të dhënave 23:16 / 22.10.2017 Valmir Elezi nga Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë se kanë probleme teknike me procesimin e të dhënave prandaj edhe janë vonuar për të dhënë rezultatet preliminare siç pritej të ndodhte pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00.
Komente: 0 Ja cila parti prin me vota në nivel vendi 23:26 / 22.10.2017 Lidhja Demokratike e Kosovës, del të ketë fituar më së shumti vota në nivel vendi, duke i numëruar të gjitha votat që qytetarët kanë hedhur për kandidatët për kryetarë të komunave.