Delawie informohet për projektet katër vjeçare të Gjakovës

GjakovëPostuar: 14:20 / 16.04.2018

Komunën e Gjakovës sot e ka vizituar ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, cili ka zhvilluar takim me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, njofton Klan Kosova.

 Në këtë takim kryetari Gjini, ka informuar ambasadorin amerikan lidhur me projektet që tashmë kanë filluar si dhe për planin katër vjeçar të punës së Komunës së Gjakovës.

Ambasadori Delawie, ka theksuar që shteti amerikan gjithmonë do të jap ndihmën e pa kursyer të tij në projektet për zhvillimin e komunave.