Fermerët e Gjakovës përfitojnë bagëti dhe pajisje bujqësore

GjakovëPostuar: 15:13 / 11.12.2017

Komuna e Gjakovës, Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) të marten do t'u dorëzojnë fermerëve të kësaj komune bagëti dhe pajisje bujqësore.

Siç thuhet në njoftim, fermerët e përzgjedhur do të fitojnë nga një lopë dhe makinë mjelëse secili që do të ju mundësojë atyre të rrisin prodhimin e qumështit dhe qasjen në tregje, duke krijuar më shumë të ardhura për familjet e tyre.

Ngjarja zhvillohet në kuadër të Paktit Territorial për Punësim të projektit rajonal të UNDP-së dhe ILO-së "Promovimi i Zgjidhjeve Përfshirëse të Tregut të Punës në Ballkanin Perëndimor".

Projekti i UNDP-ILO promovon në mënyrë aktive fuqizimin e grave, të rinjve dhe njerëzve të anashkaluar me mundësi për punësim, zhvillim të shkathtësive dhe sipërmarrësisë rurale./InfoKomuna/