Gjakovë, hidhni mbeturinat në shportë dhe fitoni 15 minuta Wi-Fi falas

GjakovëPostuar: 16:52 / 04.04.2019

Nëse jeni në Gjakovë dhe keni nevojë për qasje në internet, atëherë bëni mirë që të afroheni tek shportat e mençura, të hidhni mbeturinat dhe ju do të shpërbleheni me 15 minuta shërbim wireless falas.

Të rinjtë nga Jakova Innovation Center të shoqëruar nga kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, sot prezantuan shportat e mençura të cilat janë krijuar nga të rinjtë e këtij qyteti.

Në këto shporta, ju do të mund të hidhni mbeturinën, ta skanoni atë që do të hidhni në shportë dhe pastaj të pajiseni me një kod i cili iu mundëson Wi-Fi pa pagesë në interval kohor prej 15 minutash.

Promovimi i projektit “SmartBin” u bë në parkun kryesor të qytetit të Gjakovës, ndërsa të tilla pritet të vendosen edhe në lokacione të tjera, si në Shkugëz, tek lumi Krena dhe tek parku i ri i qytetit.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, falënderoi të rinjtë që u angazhuan në këtë projekt si dhe ftoi qytetarët e tjerë që të angazhohen për një ambient më të pastër.

Ky projekt u implementua nga Balkan Green Foundation në bashkëpunim me Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe me përkrahjen financiare të Komunës së Gjakovës dhe Bashkimit Evropian.

GllogocKomente: 0 Lladrovci raporton për mjetet e shpenzuara për menaxhimin e Covid-19 15:13 / 27.05.2020 Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës, ku për diskutim ishin 5 pika të rendit të ditës. Mirëpo kryetari Lladrovci ka propozuar edhe dy pika shtesë, propozim vendimin të Statutit Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala” me...
Komente: 0 Konfirmohen 13 raste me COVID-19 dhe dy persona të shëruar 20:10 / 31.05.2020 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se sot janë testuar gjithsej 113 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, nga të cilat janë konfirmuar 13 raste me COVID-19.