Gjashtë fshatra të Gjakovës kundër gurthyesit në Kusar

GjakovëPostuar: 14:13 / 15.05.2019

Banorët e fshatrave Kusar, Dol, Pjetërshan, Lipovec, Raçë, Moglicë të Komunës së Gjakovës sot protestuan në afërsi të Shpellës së Kusarit kundër dëmtimit të pyjeve nga gurthyesit.

Ata thanë se zona e Kusarit dhe Bjeshkët e Pashtrikut janë zona të mbrojtura të natyrës, por eksploatuesit ilegalë gurthyesit kanë filluar gërmimet e maleve deri në shkatërrim

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Komuna e Gjakovës, që doli kundër gurëthyesit në fshatin Kusar.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, tha se edhe ai është i shqetësuar lidhur me trajtimin e zonës përreth Shpellës së Kusarëve.

Gjini tha se i është drejtuar me kërkesë zyrtare ministres së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ministrit të Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës si dhe kryeministrit Haradinaj që të ndalojnë eksploatimin dhe bluarjen e gurit gëlqeror në fshatin Kusar.

“Komuna e Gjakovës praktikisht nuk jep leje për veprimtari të tilla dhe me anë të asaj shkrese ne kemi kërkuar që të revokohet ajo leje e cila ka ndodhur pa dijeninë time. Komuna gjatë këtij viti parasheh që të investojë në këtë zonë dhe ta kthejë në pikë turistike. Ne kemi tenderuar dhe po ndërtojmë shtigjet për hapjen e shpellave në fshatin Kusar, gjithashtu në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës jemi duke ndërtuar rrugën për tek ‘Maja e Kunorës’, një tjetër zonë turistike e komunës së Gjakovës”, deklaroi Gjini.

Ai ka lutur operatorët dhe qytetarët që njoftimet që lëshon Komuna e Gjakovës të mos i përdorin si leje sepse ato nuk janë të tilla.

VitiKomente: 0 Vitia shënon Ditën Botërore të Diabetit 14:40 / 14.11.2019 Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, ka shënuar sot Ditën Botërore e Diabetit. Me këtë rast një ekip i QKMF-së, në qendër të qytetit të Vitisë, ka shpërndarë fletushka informative mbi këtë sëmundje...
Komente: 0 Planifikimi i duhur i buxheteve komunale, parakusht për zhvillim ekonomik lokal 14:34 / 15.11.2019 Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) mbajti sesionin trajnues me temën “Korniza e Financave Lokale dhe Planifikimin Financiar”, e cila kishte për qëllim analizën e situatës aktuale të kornizës së financave lokale, e po ashtu planifikimin, menaxhimin dhe kontrollin financiar.