Gjenden mbetje mortore në afërsi të Gjakovës

GjakovëPostuar: 14:37 / 27.11.2017

Në afërsi të Gjakovës, në dalje të këtij qyteti, janë gjetur mbetje mortore të më shume se një individi.

Në këtë lokacion janë gjetur pjese kockore që janë njerëzore, të cilat janë dërguar tek mjekësia ligjore për procedura të mëtutjeshme, ka bërë të ditur për klankosova.tv, Prenk Gjetaj, kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

“Mjekësia ligjore ka filluar procedurat duke filluar nga ekzaminimi i këtyre mbetjeve e deri tek analizat e AND-së, të cilat tregojnë se e ka përputhshmëri me personat e zhdukur gjatë luftës” deklaroi Prenk Gjetaj.

Ai shtoi që puna kërkimore në këtë zonë do të vazhdoj, pasi të jetë pastruar vendi ku ka edhe mbetje të kafshëve të ngordhura, njofton Klan Kosova.