Gjendet një mjet i pashpërthyer në Vogovë të Gjakovës

GjakovëPostuar: 10:31 / 14.07.2017

Një person nga fshati Vogovë i Gjakovës ka raportuar në polici se ka hasur një mjet të dyshuar shpërthyes.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa njësiti i FSK-së ka bërë shpërthimin e mjetit të dyshuar në mënyrë të sigurt, njofton Policia e Kosovës.