I mituri kapet duke vjedhur në një dyqan
GjakovëPostuar: 10:41 / 01.11.2017
Është arrestuar i dyshuari i moshës së mitur, pasi që i njëjti ishte kapur në flagrancë duke vjedhur në një dyqan.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Tirana’ pasditen e djeshme në Gjakovë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.