Investohen 12 milionë € në zgjerimin e rrjetit e ndërrimin e gypave të ujësjellsit "Gjakova"

GjakovëPostuar: 12:34 / 08.12.2017

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka premtuar mbështetje për Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” në zgjerimin e rrjetit e ndërrimin e gypave të azbestit.

Këtë premtim Lluka e bëri gjatë vizitës që bëri në këtë kompani në vlerë prej 12 milionë eurosh, raporton Ekonomia Online. “Është një vizitë e parë që bëj zyrtarisht kemi ardhur këtu të shikojmë mundësitë e zgjerimit dhe përmirësimit të rrjetit u diskutuan disa pika kryesore siç ishin zgjerimi apo dyfishimi i kapaciteteve të punimit të ujit nga 500 litra në sekondë në 1 mijë litra në sekondë e cila është fabrika në punim e sipër dhe i ciki kërkon ndihmë financiare nga MZhE”.

“… pjesa e dytë është shikimi i mundësisë së ndryshimit të gypave rreth 120 kilometra të cilët kanë azbest të cilat janë të dëmshme në përgjithësi dhe mundësinë e financimit të shohim format e ndryshme përmes qoftë kredisë qoftë vetëfinancim për një investim rreth 12 milionë euro të cilën do ta shqyrtojmë dhe do ta shikojmë në një kohë katër deri në pesë vite”.

Ndërsa drejtori i Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU), Ismet Ahmeti tha se synim i kësaj kompanie është rritja e rrjetit të konsumatorëve në këtë rrjet. Ahmeti kërkoi mbështetje nga ministri Lluka që të ndërrojnë rrjetin e azbesti. “Ne në të ardhmen po pretendojmë të rritim rrjetin të rrisim rrjetin e Konsumatorëve sepse kanë nevojë të kenë të gjithë ujë të pijshëm dhe kualitet. Shpresojmë që do të jem bashkërisht, që edhe investimet e juaja të na përktahin të na ndihmojë për një  të mirë”.

“Me rëndësi për neve është që të investojmë edhe më mirë në këtë rrjet sepse e kemi një rrjet të vjetërsuar. Synimi i kompanisë është që të angazhohemi që të bëjmë një punë më të mirë por pa ndihmën e juaj ne nuk mund të bëjmë ndërrimin e azbesti  Vitin e ardhshëm do të vijmë shiritin fabrikës së re, kjo ka një rëndësi shumë të madhe sepse rritet kapaciteti nga 500 deri në 1000 litra”.

KRU “Gjakova” ka rreth 35 mijë e 37 konsumatorë. Pas vizitës në kompaninë rajonale të ujësjellësit, Valdrin Lluka vizitoi edhe Fabrikën e Ujit në këtë komunë.Lluka u shpreh i impresionuar me investimet e bëra në këtë fabrikën. Ai u zotua se do të mundohet që të mbështesin edhe më shumë ujësjellësin në Gjakovë duke zgjeruar rrjetin e ujësjellësit dhe duke ndërruar gypat e azbesti.