Komuna e Gjakovës synon ringjalljen e transportit urban

GjakovëPostuar: 16:28 / 21.07.2017

Nën udhëheqjen e nënkryetarit të komunës Armend Vokshi, bordi i drejtorëve sot ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën janë shqyrtuar një sërë pikash të rendit të ditës, e të cilat kryesisht kishin të bënin me kërkesa dhe shqetësime të drejtpërdrejta të qytetarëve të komunës sonë.

Ndër pikat më të rëndësishme të shqyrtuara në këtë takim ishte përkrahje materiale – subvencionimi i një pjesë të projektit të Ndërmarrjes “Stacioni i Autobusëve” për ringjalljen e transportit urban, si njëri prej sektorëve më të rëndësishëm të kësaj ndërmarrje.

Sipas projektit të prezantuar nga menaxhmenti i ndërmarrjes, bordi ka vendosur që në varësi të situatës financiare të komunës, ta përkrahë këtë projekt me 30 deri në 40 për qind e vlerës së përgjithshme që nevojitet për funksionalizimin e transportit urban në kuadër të Stacionit të Autobusëve.

Ndryshe, projekti i prezantuar nga menaxhmenti i ndërmarrjes parasheh që në një afat të mesëm kohor “Stacioni i Autobusëve”, të zgjerojë linjat e trafikut urban, duke shtuar se paku edhe dy linja të reja, ndërsa bashkë me këtë edhe të bëj modernizimin e linjave dhe shërbimeve të transportit urban.

Për këtë, komuna e Gjakovës tashmë është në finalizimin e bisedimeve me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për investimet e tërësishme në ndërmarrjen “Stacioni i Autobusëve”, ndërsa njëri prej kritereve të kërkuara nga BERZH-i është edhe participimi i komunës në funksionalizimin e linjave egzistuese.

Në mesin e shumë pikave tjera, bordi i drejtorëve ka vendosur edhe për ndarjen e subvencionimin e për vjetshëm të shoqatave të dala nga lufta si dhe ka ndarë hapësirën për që do të përdoret si depo për mallrat e konfiskuar nga ana e drejtorisë për punë Inspektuese.
/InfoKomuna/

SkënderajKomente: 0 Vidhen plumbat e portretit të Adem Jashari në Prekaz 11:12 / 23.04.2018 Në 20-vjetorin e rënies së heroit legjendar Adem Jashari, në kullën e Jasharëve në Prekaz, Besart Gashi kishte vendosur që të formojë një mozaik prej 200 mijë gëzhoja plumbash ku zbulohej portreti i Adem Jasharit.
PrishtinëKomente: 0 "Kosova e para në rajon për aksidente" 11:15 / 23.04.2018 Sot, tri rrugët kryesore të Prishtinës do të jenë të mbyllura për dhjetë minuta, duke shënuar ditën vendore të përkujtimit të viktimave në komunikacionin rrugor. Aty do të realizohen tri performanca artistike dhe vetëdijesuese, ku do të jenë të...