Konfiskohen 130 kg drogë në Gjakovë, arrestohen pesë persona

GjakovëPostuar: 14:44 / 03.11.2017

(I plotësuar) Zyrtarët policor në Gjakovë kanë konfirmuar për Indeksonline aksionin e gjerë kundër drogës, mirëpo të njëjtit kanë thënë se ky aksion bie nën kompetencën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe nuk mund të japin detaje më tepër.

Indeksonline ka tentuar të kontaktoi edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, por kontakti me ta aktualisht është i pamundur./Indeksonline/ 

----

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion ku ka gjetur dhe konfiskuar 130 kg substancë narkotike marihuanë në Gjakovë.

Burime të indeksonline bëjnë të ditur se për këtë rast janë arrestuar pesë persona./Indeksonline/