KRU "Gjakova" nga sot fillon çkyqjen e borxhlinjve nga rrjeti i ujësjellësit

GjakovëPostuar: 12:32 / 09.01.2018

KRU "Gjakova" njofton se nga data 09.01.2018 (e martë) do të filloj aksionin e madh të çkyqjes së konsumatorëve nga rrjeti i ujësjellësit me borxhe mbi 100 euro (amvisëri, biznese dhe institucione).

KRU "Gjakova" fton konsumatorët që t'i paguajnë borxhet në të kundërtën do të çkyqen nga rrjeti i ujësjellësit

Për njoftimin për çkyqje do të faturohen me 3 euro, për çkqyje 20 euro dhe për rikyqje 20 euro, sipas tarifave të lejuara nga Autoriteti Rregullativ i Ujërave.