Kusari-Lila zotohet për zhvillimin e projekteve të reja

GjakovëPostuar: 17:10 / 16.11.2017

Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës nga Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, pasditen e sotme ka qëndruar në Kusar, ku është takuar me banorët e këtij fshati.

Në adresimin e saj, kryetarja Kusari-Lila, ka folur për rëndësinë e daljes në zgjedhje me 19 nëntor dhe vazhdimin e rrugëtimit drejt zhvillimit të Komunës së Gjakovës, me theks të posaçëm në realizimin e projekteve konkrete për infrastrukturën bazike në zonat rurale.

“Përmbyllja e infrastrukturës bazike dhe fillimi i realizimit të projekteve të reja të zhvillimit janë në fokus të programit tonë për katër vitet e ardhshme. Kusari, Doli, Godeni dhe Pjetërshani janë fshatrat me natyrën më të bukur në Komunën e Gjakovës, andaj përkushtimi jonë do të jetë akoma më i madh për të realizuar jo vetëm rrugë, por edhe projekte konkrete që nxisin zhvillimin e turizmit”, tha Kusari-Lila.