Një 90-vjeçare nga Gjakova shërohet nga koronavirusi

GjakovëPostuar: 16:42 / 03.05.2020

Një paciente 90 vjeçare nga Gjakova është shëruar nga koronavirusi. Këtë e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj.

Ai ka thënë pë KOHËN se shërimi i saj është konfirmuar pasi për herë të dytë pas testimeve ka rezultuar negative për koronavirus.

“Po, një paciente 90 vjeçare është shëruar nga koronavirusi. Edhe pas testit të dytë ajo ka rezultuar negative”, ka thënë ai.

Deri tash në Gjakovë me koronavirus janë konfirmuar 16 persona, prej tyre 11 janë shëruar dhe 1 ka vdekur.

Ndërkaq në nivel vendi 823 persona janë të infektuar, 336 të shëruar dhe 22 të vdekur.

Ditëve të fundit ka rënë numri i të infektuarve ndërkaq është rritur numri i personave të shëruar nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ditëve në vijim do të ketë zbutje të masave. Gjithashtu këtë javë disa komuna dhe fshatra kanë dalë nga karantina. /Koha.net/ InfoKomuna/