Punimet për autostradën e Dukagjinit fillojnë në vjeshtë të këtij viti

GjakovëPostuar: 13:02 / 15.01.2019

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot ka marr pjesë në dëgjimin publik me qytetarët e Gjakovës për projektin e autostradës së Dukagjinit.

Me këtë rast ministri Lekaj tha se kjo autostradë pritet të fillojë në vjeshtë të vitit 2019, dhe do të përmbyllet në vitin 2024, raporton Ekonomia Online. “Bashkë me këtë projekte në vitin 2024 do të mbyllim qarkoren në autostradë. Shpresojë që ky projekt të fillojë në vjeshtë nëse procedurat të shkojnë ashtu si duhet” tha Lekaj.

Lekaj gjithashtu u shprehë se Gjakova po bëhet me autostradën më të gjatë në vend që është 90-96 kilometra. “Ndihem i nderuar që po sjellim lajme të mira. Ky lajm bëhet më madhështinë duke parë që Gjakova është lënë pas dore. Ky investim paraqet autostradën më të gjatë në Kosovë. Kjo autostradë do të jetë 90-96 kilometra siç janë 6 shirita do të ketë kyçje të të gjitha komunave do ta bëjmë atë ndër autostradat më të mira në Kosovë dhe rajon”, shtoi Lekaj.

Ndërsa kryetari, Adrian Gjini tha e quajti ditë të rëndësishme projektin e kësaj autostrade pasi sipas tij ky projekte e nxjerrë Gjakovën nga një krizë e madhe. “Sot është ditë e rëndësishme pasi e kërkon Ligji për Gjakovën dhe Dukagjinin kjo ka të bëjë për autostradën që të fillojë. Është investimi më i madh qe ka ndodhë pas luftës ky projekt e rrumbullakon pjesën më të madhe është iniciativë shume e rëndësishme pasi e nxjerr prej një krizë shumë të madhe”, tha Gjini, raporton Ekonomia Online.

Përndryshe, ky projekt parashihet të i kushtojë ministrisë mbi 1 miliard euro me shpronësime.Autostrada do të kalojë nëpër Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë dhe do të përfundojë në Prizren, me një gjatësi prej 91 kilometrash. Sipas të dhënave të publikuara më herët në  Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, përzgjedhja e kompanisë fituese është bërë përmes çmimit më të ulët të ofruar.

Debat i tillë me qytetarët e Gjakovës mbahet dy herë në vit për të diskutuar për mangësitë gjatë punës dhe të  arriturat për gjashtë muajt e fundit.