QKMF në Gjakovë përfiton donacion në vlerë 10 mijë euro

GjakovëPostuar: 16:18 / 30.01.2018

Kompania e telekomunikacionit IPKO ka dhuruar një donacion për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë në vlerë prej 10 mijë euro.

Donacioni, i cili është dorëzuar sot, përbëhet prej mjeteve të ndryshme, të nevojshme dhe mjaft të domosdoshme për sektorin e shëndetit primar në komunën e Gjakovës.

Nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Ramadan Hoti, ka theksuar se këto pajisje janë tejet të rëndësishme për shëndetin primar, pasi do të ndikojnë pozitivisht në shëndetin e banorëve të komunës.

SuharekëKomente: 0 Projekti i Pendës së Dragaçinës i prezantohet Bankës Botërore 12:04 / 17.01.2019 Komuna e Suharekës të mërkurën ka njoftuar se projekti i Pendës së Dragaçinës është prezantuar para përfaqësuesve të Bankës Botërore. Sipas njoftimit të Zyrës për Informim, në këtë takim kanë marrë pjesë edhe...