Rrahje për çështje pronësore në Gjakovë

GjakovëPostuar: 11:25 / 17.08.2017

Raportohet se janë arrestuar dy persona pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, janë rrahur mes veti duke pësuar lëndime trupore.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur të martën në rrugën "Pashko Vasa" në Gjakovë në ora 21:35, raporton InfoKomuna.

Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.