Shantazhohet një femër në Gjakovë

GjakovëPostuar: 10:54 / 13.11.2017

Policia e Kosovës në raportin e dërguar medieve ka njoftuar se një person i panjohur ka shantazhuar një grua në Gjakovë.

“Viktima femër ka informuar se një person i panjohur, i ka dërguar një mesazh duke i kërkuar një shumë të parave, në të kundërtën do t’i bëjë publike disa foto intime të saj. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.