Aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan, vetura përfundon jashtë rrugës [FOTO]

GjilanPostuar: 10:54 / 22.03.2018

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Një veturë e tipit ‘Renault’ si pasojë e aksidentit ka përfunduar jashtë rrugës, raporton Indeksonline.

Duhet përkujtuar se si pasojë e reshjeve të mëdha të borës përgjatë dy ditëve edhe aksidentet janë në numër më të madh./Indeksonline/