Autostrada e Gjilanit nis këtë muaj, ajo e Dukagjinit vitin tjetër

GjilanPostuar: 16:19 / 12.04.2018

Këtë muaj do të fillojë së ndërtuari autostrada e Gjilanit, ndërkaq në fillim të vitit tjetër punimet pritet të nisin edhe në atë të Dukagjinit. Vetëm projekti i kësaj të fundit ka kushtuar rreth një milion euro.

Indeksonline ka kontaktuar Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj për të dhënë më shumë detaje rreth këtyre projekteve gjigante infrastrukturore.

Ai ka thënë se janë në fazën e parallogarisë, andaj ende nuk dihet çmimi, se sa do të kushtojë e gjithë autostrada.

“Ne po bëjmë përpjekje që të përgatitemi me të gjitha procedurat teorike e Ligjore deri në fund të këtij viti, për të mundësuar që autostrada e “Dukagjinit” të fillojë së ndërtuari në fillim të vitit 2019, pra në pranverën e vitit të ardhshëm. Sa i përket kostos së saj, ende jemi në fazën e para masës dhe parallogarisë, duhet dhe po bëhen elaboratet për të parë sa ka kosto shpronësimi, sa ndërtimi për kilometër, sa dhe si do të jetë ambienti ku do t’i bjerë traseja e kësaj autostrade dhe kështu duhet edhe një kohë për ta ardhur deri të një shifër e përafërt e kostos së kësaj autostrade”, ka deklaruar Lekaj.

I pyetur se kur planifikohet të përfundojnë punimet e kësaj autostrade, ai ka thënë se nëse të gjitha punët shkojnë sipas planifikimit, atëherë për tri vite do të përfundojnë të gjitha punët.

”Nëse çdo gjë shkon sipas planifikimit dhe dinamika e punëve do të jetë e lartë e po ashtu edhe mbështetja buxhetore e nevojshme, besojmë brenda tre viteve do të përfundojë çdo gjë dhe kështu edhe qarkorja e autostradave në Republikën e Kosovës”, shtoi kreu i MI-së.

Ndryshe, këtë vit do të vazhdojnë edhe punimet për rrugën Kijevë-Zahaq, huaja e së cilës është miratuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

VitiKomente: 0 Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Vitisë 16:49 / 28.03.2024 Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë është mbajtur sot, me që rast në fillim të kësaj mbledhje, kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i njoftoj anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të...