Bie numri i nxënësve në Gjilan

GjilanPostuar: 15:26 / 27.06.2019

Komuna e Gjilanit parasheh të reduktojë shpenzimet në arsim, duke mos shpallur konkurse për mësimdhënës. Kjo për shkak të zvogëlimit të vazhdueshëm të numrit të nxënësve.

Kryetari Lutfi Haziri ka deklaruar se mjetet të cilat shpenzohen në sektorin e arsimit në fakt do të duhej të shpenzoheshin për investime kapitale. Ai thotë se sektori i arsimit nuk mund të trajtohet si institucion i cili zbut papunësinë në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

“Gjilani paguan 3.2 milionë euro nga të hyrat komunale nga 5 milionë euro që realizojmë në vit. Ngase po paguajmë për zbrazëtirat e normave në arsim. 60 për qind të mjeteve që duhet të destinohen në infrastrukturë, ne duhet t’i paguajmë për normat në arsim. Është bërë e patolerueshme ngase për 4 vjet ne paguajmë mbi 12 milion, euro kurse për 10 vjet është mbi 30 milionë euro. Nuk mund të trajtojmë klasë me 14 nxënës në qendër të qytetit, kurse shkolla punon në tri ndërrime. Synojmë administratë më të vogël dhe norma sipas ligjit, ngase nuk mundemi me zbutë papunësinë me arsim”, ka thënë ai.