Evidentohen mbi 150 raste të uzurpimeve të pronës komunale

GjilanPostuar: 10:17 / 18.07.2017

Autoritetet komunale të Gjilanit, kanë bërë të ditur se janë evidentuar 56 raste të uzurpimit të pronave komunale.

Kryetari Lutfi Haziri ka deklaruar se në mandatin e tij prona komunale nuk është dhënë përmes partneriteteve të ndryshme duke bërë që të ruhet në masë të madhe prona publike, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ne kemi listën e uzurpatorëve dhe janë 56 probleme të uzurpimit në Gjilan dhe nuk janë të matur me drone, por me vlerë kadastrale edhe ato ndërhyrje në vendosjen e pronës komunale janë ligjore. Po mundohemi ta ruajmë pronën publike, sepse Gjilani nuk ka shumë pronë publike. Asnjë koncensionim me pronën nuk e kemi bërë asnjë interes tjetër publiko-privat nuk e kemi dhënë të pronës komunale”, ka thënë Haziri

Ai ka deklaruar se qyteti i Gjilanit është duke u rindërtuar përmes projekteve të ndryshme, siç janë ndërtimet e rrugëve me katër korsi, rregullimi i infrastrukturës nëntokësore, si dhe rregullimi i rrugëve të vjetra.