Garë e ngushtë në Gjilan, diferencë me vetëm 200 vota mes Hysenit dhe Hazirit

GjilanPostuar: 13:13 / 18.10.2021

Rezultatet e zgjedhjeve të 17 tetorit 2021 kanë sjellë befasi në shumë komuna. Sipas rezultateve preliminare nga KQZ, garë e ngushtë është duke u zhvilluar në komunën e Gjilanit e cila aktualisht udhëhiqet nga Lutfi Haziri i LDK-së.

Sipas këtyre rezultateve nga 96% e votave të numëruara në këtë komunë, Alban Hyseni i LVV-së është duke prirë me 44.50% kurse pas tij është Lutfi Haziri i LDK-së me 43.88%.

Diferenca mes këtyre dy kandidatëve është shumë e vogël me vetëm 252 vota diferencë. Pra LVV, ka 18 mijë e 29 vota, ndërsa LDK 17 mijë e 777 vota.

Hyseni dhe Haziri do të duhet edhe njëherë të kërkojnë votën e qytetarëve në raundin e dytë që pritet të mbahet pas një muaji.

Në garën për asamble në këtë komunë, LVV ka marrë 10 mijë e 660 vota apo 28.92%, kurse LDK ka marrë 14 mijë e 499 vota apo 39.34%.

Ndryshe në Gjilan kanë votuar 43 mijë 643 qytetarë nga 101 mijë e 062 sa kishin të drejtë vote. /Telegrafi/