Gjilan: 115 të vdekur nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë

GjilanPostuar: 14:03 / 15.03.2021

Komuna e Gjilanit deri tani ka regjistruar 115 të vdekur nga koronavirusi dhe 4174 të infektuar. Në mbledhjen e Komitetit për menaxhim dhe parandalim të përhapjes së COVID-19 në Gjilan, u tha se janë 360 raste aktive derisa është bërë apel për respektim të masave.

Në Gjilan janë kryer 14773 testime ndërsa janë shëruar 3699 pacientë.

Të hospitalizuar janë 82 pacientë me COVID-19 dhe 144 mostra janë në pritje të rezultatit./Koha.net/