Gjilani komuna e dytë më e ndotura

GjilanPostuar: 15:26 / 20.01.2021

Gjilan – Në këto muajt e fundit, brenda qytetit, në Gjilan u prenë shumë e shumë drunjë. Nga kjo duket qartë që Gjilani si në të gjitha punët, edhe në ndërtimin dhe zhvillimin e rrugëve nuk ka ndonjë plan. Edhe te rrugët punët zhvillohen ashtu pa lidhje thotë Kushtrim Kadriu nga lëvizja “Vatra”.

Reagimi i plotë

Para disa viteve u mbollën ato drunjë, dhe tamam sa u rritën dhe filluan të marrin formë, e t’i japin sadopak freskinë e shumë munguar qytetit dhe qytetarëve, dalin komunarët e nderuar dhe i largojnë.

A e shohin zyrtarët e ambientit se në çfarë tmerri është katandisur ajri në qytet? A e dinë që komuna jonë është e dyta më e ndotura në nivel vendi dhe njëra prej komunave më të ndotura në krejt kontinentin e Evropës?

Në vend se komuna ta bëjë obligative që para çdo shtëpie të mbillen nga dy drunjë, këta burrat e botës dalin e i presin edhe ata që janë.
Në vend që të ruhet dhe të shtohet gjelbërimi, këta ngritën e i presin drunjtë dhe turren pas asfaltit thuhet ne reagim./rajonipress/
 

GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.
ShtimeKomente: 0 Kuvendi i Komunës së Shtimes mban mbledhjen e radhës 17:04 / 28.03.2024 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.