Gjilani lanson projektin "e-arsimi", i pari në nivel vendi

GjilanPostuar: 13:04 / 14.11.2017

Pas programit "Biblioteka Ime" dhe e "e-Shëndetësia", komuna e Gjilanit ka bërë sot promovimin e projektit më të ri inovativ e-arsimi.com, që është i pari në nivel Republike.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë përmes këtij projekti po integrohen të gjitha të dhënat e të gjitha niveleve shkollore dhe ky është një hap tutje drejt rritjes së transparencës, raporton InfoKomuna.

“Falë departamentit të Teknologjisë Informative, ne sot po e bëjmë promomovimin e projektit e-arsimi, ku integrohen të gjitha të dhënat e të gjitha niveleve shkollore, përfshirë nxënësit, profesorët, kartelat, dosjet etj. Përveç tyre, në këtë program do të kenë qasje edhe prindërit, duke e parë vijueshmërinë e fëmijëve e suksesin e tyre. E falënderoj ekspertin e IT, Gazmend Jakupin për realizimin e këtyre programeve dhe jemi me fat që e kemi pjesë të ekipit”, ka thënë kryetari Haziri.

Për të parë platformën elektronike kliko KETU

Ai ka paralajmëruar realizimin e programit e-Komuna dhe organizimin një konference të madhe në Gjilan.

Menaxheri i Zyrës së IT-së në Komunë, Gazmend Jakupi, ka thënë se ky është një aplikacion i shpejt, profesional dhe lehtë i qasshëm, përmes të cilit rritet transparenca.

“E-arsimi.com është një databazë e madhe e shënimeve për të gjitha institucionet e arsimit, brenda së cilës të gjithë mund ta shohin numrin e nxënësve, profilin e arsimtarëve etj. Është aplikacion i shpejt dhe profesional dhe risia është që në këtë projekt është edhe grafikoni dhe harta e shkollave”, tha Jakupi.

Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Bardhyl Syla, tha se ky është një projekt që ofron një qasje transparente për qytetarët, për të marrë informacione të lloj-llojshme për personelin, ligjërimit, lëndëve etj. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...