Gjilani mban dëgjim publik për rregulloren për varreza

GjilanPostuar: 09:25 / 13.04.2018

Komuna e Gjilanit sot do të mbajë dëgjim publik për varrezat tuar për të diskutuar për kategorizimin dhe shërbimin e tyre.

Dëgjimi publik organizohet për herë të dytë për t`iu dhënë mundësi sa më shumë qytetarëve, komuniteteve fetare, shoqatave të luftës, shoqërisë civile, që t`i paraqesin pikëpamjet e tyre për kategorizimin e varrezave dhe shërbimet e varrimit, para se rregullorja të dërgohet në Kuvend Komunal për miratim.

"Komuna është e interesuar që të gjejë një zgjidhje sa më të mirë dhe të pranueshme edhe sa iu përket familjarëve të dëshmorëve si dhe personaliteteve të nderuara me çmimin 'Qytetar Nderi'", thuhet në njoftimin e komunës. /InfoKomuna/