Gjilani me trajnime intensive për projektet e Komisionit Evropian

GjilanPostuar: 15:30 / 20.03.2019

Në Komunën e Gjilanit gjatë kësaj jave janë duke u mbajtur trajnimet intensive për kthimin në investime në fushën e agro-kulturës dhe agrobiznesit për të rinjtë e Regjionit të Lindjes, në kuadër të projektit "Të rinjtë në Agrobiznes Regjioni Ekonomik Lindor", ku janë duke marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i të rinjve.

Ermelinda Haziri, menaxhere e projektit, "Të rinjtë në Agro-biznes të Regjionit Ekonomik Lindor", ka njoftuar se trajnimi i të rinjve të këtij regjioni do të jetë i hapur për të gjithë ata që janë të interesuar të aplikojnë.

“Ky program ka për qëllim që të trajnoj të rinjtë për kthimet e investimeve të tyre në agrobiznes dhe përkrahjen e të rinjve që dëshirojnë të merren me agro-kulturë dhe agro-biznes", ka thënë menaxherja Haziri.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë të zbatuara nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim edhe me komunat e regjionit të Lindjes. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...