Gjilani prezanton projektin për financimin e të rinjve në agrobiznes

GjilanPostuar: 10:19 / 12.11.2018

Komuna e Gjilanit njofton se të martën do të prezantojë projektin "Të rinjtë në Agrobiznes - Regjioni Ekonomik Lindor".

Me anë të këtij projekti synohet mbështetja financiare dhe profesionale e të rinjve në agrobiznes, shkruan InfoKomuna.

"Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian, menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatohet nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me komunat e tjera nga Regjioni Lindor".

"Ky prezantim do të mbahet me 13 nëntor 2018 në 'Shtëpia e Rinisë' duke filluar nga ora 11:00", thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit. /InfoKomuna/