Gjilani sërish kundërshton privatizimin e lokacionit për varreza

GjilanPostuar: 10:02 / 31.05.2018

Komuna e Gjilanit ende nuk ka përgjigje nga ekzekutivi kosovar, nga i cili dy vjet më parë ka kërkuara që parcela në lagjen “Zabeli i Sahit Agës”, e që menaxhohen nga AKP-ja të mos privatizohen. Komuna planifikon që në këtë lokacion t`i bëjë varrezat e reja të qytetit.

Kërkesën për një gjë të tillë, Komuna e Gjilanit e ka përsëritur këto ditë në adresë të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe drejtuesve të AKP-së, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas projektit komunal, hapësira e varrezave të reja të qytetit pritet të kenë një sipërfaqe prej 25 hektarësh. Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, ka thënë të martën se shpresojnë se kësaj radhe Qeveria e Kosovës do të përgjigjet pozitivisht në kërkesa e tyre duke i hapur rrugë projektit të komunës.