Gjilani shpërndan mbi 150 pako ushqimore për familjet në nevojë

GjilanPostuar: 14:41 / 25.05.2018

Komuna e Gjilanit së bashku me organizatën Islamic Relief Kosova kanë shpërndarë sot mbi 150 pako ushqimore për familjet në nevojë.

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Selami Xhemaili, ka falënderuar përfaqësuesit e organizatës për mbështetjen e vazhdueshme të qytetarëve të Gjilanit, që ka ndikuar në zbutjen e gjendjes së rëndë sociale.

Kurse Albulena Gashi, menaxhere e projekteve në Islamic Relief Kosova, me projektin “ti ndihmojmë qytetarët e Republikës së Kosovës” janë duke e implementuar këtë formë të mbështetjes në nivel vendi me qëllimin që në muajin e ramazanit të jenë pranë familjeve me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale.