Haziri i kënaqur me zhvillimin e kompanive prodhuese në Gjilan

GjilanPostuar: 15:30 / 21.12.2018

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga nënkryetari dhe drejtorët komunal, kanë vizituar sot prodhuesin e produkteve të plastikës dhe aluminit “Trocal”, ku kanë përcjellë nga afër prodhimin që bëhet aty dhe eksportin që ky prodhues e bënë në shtetet e BE-së dhe shtetet regjionale.

“Jam duke vizituar prodhuesit e ndryshëm në Komunën e Gjilanit para përfundimit të këtij viti të bereçetshëm. Jemi këtu te Inter Plast “Trocal”, në Gjilan për të parë nga afër rritjen e kapaciteteve prodhuese që bëhen këtu, pastaj investimet që pronari ka bërë dhe plasimin e suksesshëm të produkteve në eksport gjithandej. Gjilani gradualisht po del në terrenin e një qyteti që po zhvillohet dhe po shkon drejtë prodhimit dhe ky fakt më gëzon shumë”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai gjithashtu ka potencuar se në ditët e ardhshme do të bëhen vizita në sektorin e përpunimit të ushqimit, që Gjilanin e nxjerr në mesin e Komunave të para me prodhim në Republikën e Kosovës.

Haziri gjithashtu ka thënë se rasti i “Trocal” është për t’u përshëndetur sepse tashmë është permanent një shitës i prodhimeve për shtetet e BE-së dhe siç ka thënë ai, ky është një shembull i mirë se si arrihet të depërtohet në shtetet e zhvilluara përmes kualitetit të produktit. /InfoKomuna/