Haziri premton realizim objektivash në arsim

GjilanPostuar: 15:21 / 12.01.2018

Në prag të fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka zhvilluar sot një takim me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Ai ka vlerësuar se ky është vit i realizimit të objektivave të mëdha për sektorin e arsimit, derisa ka përmendur investimet e mëdha, transmeton InfoKomuna.

“Tashmë jemi në përfundim të objektit të shkollës së mesme të artit, ndërsa kemi filluar me ndërtimin e shkollës fillore në Haxhaj. Përveç këtyre, kemi investuar në dy laboratorë në Gjimnazin natyror “Xhavit Ahmeti”, atë të kimisë dhe biologjisë dhe tash e tutje nxënësit do të marrin njohuri nga puna praktike dhe do të jenë kuadro premtuese për të ardhmen”, ka thënë kryetari Haziri.

Drejtori i Arsimit në Gjilan, Bardhyl Syla, ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e vazhdueshme për këtë sektor, duke konfirmuar angazhimet e mëdha për realizimin e objektivave. /InfoKomuna/

VitiKomente: 0 Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Vitisë 16:49 / 28.03.2024 Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë është mbajtur sot, me që rast në fillim të kësaj mbledhje, kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i njoftoj anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të...