Interesim i madh për t’u vaksinuar kundër Covid-19 në Gjilan

GjilanPostuar: 09:51 / 26.07.2021

Në qendrën e vaksininit në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta” në Gjilan, sot vërehet një fluks më i madh i qytetarëve.

Kryeshefja Violeta Sadiku, shprehet e kënaqur me interesimin e qytetarëve për të marr vaksinat!

Ajo thotë se këto ditë kemi një numër më të madh të qytetarëve, gjë që na bënë të ndihemi mirë, sepse e kanë kuptuar se rruga e vetme për të imunizuar është vaksinimi. /GjilaniPress/